×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zëvendësministri zbuloi se Kuvendi e Presidenca e kanë shpërblyer veten me 600 euro shtesë, reagon këshilltari i Vjosa Osmanit

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 20:57

    Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentit, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se Presidenca dhe Kuvendi i ndau për nëpunësit 600 euro shtesa, krahas pagave.


    Peci, përmes ‘Facebook’-ut, iu referua termit ironik që përdori Krasniqi, përkatësisht “lulëzimin ekonomik”, duke e pyetur se “ku u avulluan 2.1 milionë euro”, duke i referuar vjedhjes së Thesarit të Shtetit.

    Tutje, ai ka thënë se në këtë vendim të përmendur nga Krasniqi kanë marrë pjesë në të gjitha partitë.

    Postimi i plotë:

    Para se të flisni për “lulëzim ekonomik”, në Kuvend e Presidencë zevendesministri i financave le t’i tregon qytetarëve të Kosovës ku u avulluan 2.1 million euro të taksapaguesve të Kosovës.

    Sa për vëmendjen e zv.ministrit dhe të publikut, Kuvendi i Kosovës ia ka rikthyer Qeverisë në rishikim të buxhetit mbi 1.5 milion euro kursime!

    Prandaj, zv. ministër (drejtor i buxhetit i PAN-it), ku mbeten 2.1 milion euro?!

    P.S./ Vendimi i Kuvendit është kolegjial. Në Kryesi marrin pjesë të gjitha partitë, teksa këtë vendim Kryetarja e Kuvendit nuk e ka votuar

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!