Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pësuar rënie të madhe të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, krahasuar me parlamentaret e vitit 2021 në komunat e rajonit të Dukagjinit, shkruan Reporteri.net.

AAK ka pësuar rënie të numrit të votave në Deçan, Gjakovë, Istog, Pejë e Junik.

Në zgjedhjet parlamnetare të vitit 2021, AAK në Deçan kishte marrë 7 mijë e 956 vota, kurse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 6 mijë e 712 vota, apo saktësisht 1 mijë e 244 vota më pak (100% e votave të numëruara).

Reklamë

Rënie të votave, partia e Haradinajt ka edhe në qytetin e Gjakovës. Në zgjedhjet e 2021-tës, kjo parti kishte marrë 10 mijë e 295 vota, kurse në këto zgjedhje ka marrë vetëm 7300 vota, apo 2995 vota më pak (kur janë numëruar 93.10% e votave nga KQZ).

Vota ka humbur edhe në qytetin e Istogut, pasi në vitin 2021 kjo parti kishte marrë 2 mijë e 226 vota, kurse në këto zgjedhje ka marrë 1 mijë e 37 vota, apo 1189 vota më pak (68.33% e votave të numëruara nga KQZ).

Edhe në qytetin e Pejës që dikur e qeveriste, AAK ka humbur vota. Në parlamentaret e 2021 kishte marrë 6 mijë e 807 vota, kurse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 4610 vota, apo 2 mijë e 197 vota më pak (kur janë numëruar 81.82% e votave nga KQZ).

AAK ka humbur vota edhe në Junik. Në zgjedhjet parlamentare të 2021-tës kishte 922 vota, kurse në zgjedhjet e 9 shkurtit ka marrë 650 vota, apo 272 vota më pak (100% e votave të numëruara).

Vota ka humbur edhe në Klinë. Në parlamentaret e 2021, AAK kishte marrë 3 mijë e 809 vota në këtë qytet, kurse në këto zgjedhje ka marrë 3 mijë e 438, apo 371 vota më pak (91.94% e votave të numëruara nga KQZ).

Reklamë

Edhe në Suharekë AAK ka pësuar rënie të votave. Në vitin 2021 kishte marrë 5 mijë e 366 vota, kurse në këto zgjedhje ka marrë 4 mijë e 680 vota, apo 506 vota më pak (97.70% e votave të numëruara)

Rezultati i AAK-së në Parlamentaret 2021 në komunat e Dukagjinit:

Deçan –   7 mije e 956 vota

Gjakovë –  10 mijë e 295 vota

Reklamë

Istog – 2 mijë e 226 vota

Kline –  3 mijë e 809 vota

Pejë  6 mijë e 807 vota

Junik   922   vota

Reklamë

Suharekë 5 mijë e 366 vota

Rezultati i AAK-së në Parlamentaret 2025 në komunat e Dukagjinit:

Deçan  6712 vota (100% e votave të numëruara)

Gjakovë 7300 vota (93.10% e votave të numëruara)

Reklamë

Istog 1037 vota (68.33% e votave të numëruara)

Klinë 3438 vota (87.10% e votave të numëruara)

Pejë 4610 vota (91.94% e votave të numëruara)

Junik 650 vota (100% e votave të numëruara)

Suharekë 4 mijë e 680 vota (97.70% e votave të numëruara)

/Reporteri.net/.