×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / 1.5 miliard euro

    Abdixhiku dhe Rama nënshkruajnë sot marrëveshje zotimi për investime në Prishtinë

    Reporteri
    14 Janar 2025 | 7:25

    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nënshkruajnë sot  zotimet për investimet prej 1.5 miliard euro për kryeqytetin.

    Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëhet në sallën e kuqe në Pallatin e Rinisë nga ora 12:00.

    Kandidatja për deputete të Kuvendit nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, fton qytetarët të bashkohen nga ora 12:00 në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë, për prezantimin e projekteve madhore për kryeqytetin.

    Ajo njofton se Abdixhiku e Rama i nënshkruajnë zotimet për investime në vlerë prej 1.5 miliard euro në kryeqytet.

    “Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, do të nënshkruajnë zotimet për investimet historike prej 1.5 miliard euro për Prishtinën”, njofton Lushaku-Sadriu.

    “Votoni LDK, votoni për arsim dhe të ardhme më të mirë!LDK124 #Lumir2025 #Jehona9”, shkruan ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!