×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku fton përkrahësit në tubimin kryesor në Prishtinë: Kushtrimi ka rënë, fitore e asgjë më pak

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 12:06

    Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për tubimin qëndror që partia e tij do ta mbajë sot në Prishtinë në orën 18:00 në sheshin Skënderbeu.

    Abdixhiku ka ftuar të gjithë përkrahësit që të marrin pjesë në tubim.

    “Fitore dhe asgjë më pak”, ka shkruar Abdixhiku

    Postimi i plotë:

    Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë.

    Le të ketë festë!

    Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!

    Fitore, dhe asgjë më pak!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!