Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë mbi 40 mijë votues të kësaj partie në mërgim janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se me këtë fitorja e parë elektorale po merr formë.
Abdixhiku i ka falënderuar mbështetësit e LDK-së në diasporë dhe e ka quajtur këtë një ringritje e djathtë.
“Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë. Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik. Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë! Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim. Sepse vota juaj është ndryshim! Ju faleminderit, plot 40 mijë herë! ✌️”, ka shkruar kreu i LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.