Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Gjatë takimit, Abdixhiku prezantoi projektin ambicioz për sportin në Kosovë. Ai shpalosi planin për ndërtimin e Qendrës së Re Kombëtare të Sportit në Bërnicë, një investim në vlerë 120 milionë euro.
“Në këtë Qendër, të paparë në rajon, do të jetë Stadiumi i Ri Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallatin e Ri Kombëtar me sallën për Sporte me Dorë; Pishinën Olimpike, Fushat e Tenisit, Gaming Hall, Fakultetin e Edukatës Fizike, e qendrën e madhe komerciale dhe hotelierike! Modernitet i kohës; zotim tashmë i nënshkruar nga unë dhe Kryetari i Kryeqytetit.” – tha ai.
Po ashtu, Abdixhiku u zotua për ndërtimin e pesë stadiumeve rajonale që do të plotësojnë kriteret e UEFA-s 3 dhe 4, me një investim shtesë prej 60 milionë eurosh.
“Po ashtu, u fola për 5 stadiumet rajonale të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, investim 60 milionësh!” – tha Abdixhiku.
Ai vlerësoi tifozët “Dardanët” për kontributin e tyre në ndërtimin e identitetit të sportit kosovar.
“Dardanët kanë arritur të ndërtojnë identitetin e sportit e futbollit tonë. Kanë ndërtuar vet ëndrrën e Kombëtares së Kosovës dhe mijëra fëmijëve tanë që projektojnë heroizmat në Fadil Vokrri, si heronj modern të Republikës! Ju faleminderit për pritjen kaq të ngrohtë Faleminderit për mbështetjen në rrugëtimin tim dhe ekipit tim!” – shtoi kreu i LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.