Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, zhvilloi takimin e fundit për sot me qytetarë në fshatin Barilevë të Prishtinës.
Abdixhiku çmoi mbështetjen e zjarrtë dhe interesimin e madh të banorëve të këtij fshati, duke theksuar se programi “Rruga e Re” do të sjellë 1.5 miliardë euro investime në katër vite, me synimin për të rigjallëruar ekonominë e Prishtinës.
“BARILEVA, fshati periferik i Prishtinës, ishte ndalesa jonë e fundit për sot. Pritje e ngrohtë, mbështetje e zjarrtë, interesim i jashtëzakonshëm në këtë fshat që njihet si hambar i Prishtinës.
Si asnjëherë më parë! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Populli është i qartë tashmë! Familjet punëtore të Barilevës, si dhe çdo lokacion tjetër i Kryeqytetit, do të përfitojnë më së shumti nga programi ynë ‘Rruga e Re’. Me 1.5 miliard euro investime në vetëm 4 vjet, ekonomia e Prishtinës do të rigjallërohet siç e ka merituar gjithherë! I lumtur tej mase me momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë. Tashmë kjo gjendje është frymë; dhe atë frymë e fortë e ndryshimit! Faleminderit Barilevë. Donjetë, Ismet e Fadil, vazhdoni punën e mirë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.