Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi në Strellc të Deçanit.
Sipas tij pritja atje është manifestim i një lëvizje të shpresës që ka përfshirë cdo kënd të Kosovës.
“Kështu na pritën në Strellc të Deçanit. Kështu e nisëm ditën sot! Këto nuk janë thjesht salla të mbushura plot – janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës. Kjo frymë dhe ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë për Kosovën e ëndrrave. Bëhu Ndryshimi është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit, dhe që na jep vendosmërinë e hekurt për realizimin e programit tonë transformues duke filluar me 9 shkurt! Falemnderit Jeton për organizimin shembullor, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Armend Zemaj, Fadil Hadergjonaj, Hysen Çekaj, Zeqir Gjukaj e Demokrat Ganijaj! Me 9 shkurt festojmë! Fitore, dhe asgjë më pak! #LDK124 Po vazhdojmë në Istog, në tërmetin elektoral të radhës!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.