×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Zgjedhjet e 9 shkurtit

    Abdixhiku nga Korisha e Prizrenit: LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 21:29

    Pas tubimit madhështor në Gjakovë, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar banorët e fshatit Korishë të Prizrenit, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

    Në këtë ndalesë, Abdixhiku rikujtoi rëndësinë historike dhe simbolike të fshatit Korishë, duke e cilësuar atë si një “simbol të unitetit dhe ringritjes.”

    “Pas Gjakovës, u ndalëm në fshatin Korishë të Prizrenit. Edhe aty, u pritëm si asnjëherë më parë. Sa kënaqësi! Në një pjesë të formësimit tim jetësor, kisha vendosur që dy javët e pushimeve verore, t’i kaloja nëpër fshatrat e Kosovës. Korisha ishte njëra ndër ndaljet. Tek familja Ahmeti kisha kaluar dy mbrëmje. Aty kisha kuptuar gjithë historikun e këtij fshati fisnik; sakrificat e tragjeditë! Korisha është simbol i unitetit e ringritjes! Do të ringritemi të gjithë! LDK dhe Kosova kanë të ardhme të bukur përpara! ✌️ Driton e kandidatë, vazhdoni punën e mirë!” – ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!