×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Kandidati për kryeministër

    Abdixhiku nga Lipjani: 5 miliardë euro për investime kapitale në programin më ambicioz për Kosovën

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 16:59

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku,  ka qëndruar në Lipjan. Ai bashkë me kryetarin e kësaj komune Imri Ahmetin, kanë vizituar projektin e fundit kapital të këtij të fundit dhe ekipit të tij.

    Abdixhiku ka thënë edhe se fokusi i tij dhe i partisë së tij, është në projektet madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve tanë.

    ‘‘Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë’’, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Qëndrova në Lipjan. Aty, me Imri Ahmetin, vizitova projektin e fundit kapital të tij dhe ekipit të tij, nënkalimin e parkingun e qytetit. Projekt që ka zgjidhur çështjen e parkingut për të gjithë qytetarët me punë në qendër të qytetit.

    Mes qytetarëve e mbështetësve të shumtë, që na peisnin aty, tregova se si fokusi ynë është në projekte që madhore që ndikojnë në jetën e përditshme të qyterarëve tanë!

    Prandaj kemi plot 5 miliardë euro investime kapitale për katër vjet, në programin më ambicioz që ka pasur Kosova ndonjëherë.

    Dhe me ekipë sikurse Imriu, që e nisë e përfundon një projekt si ky krejt vet, pra pa asnjë ndihmë financuese nga qendra; realizimi i qëllimeve tona – e që janë qëllime të vet qytetarëve – është krejr i lehtë!

    Besoni në Kosovën!

    Bëhuni Ndryshimi!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!