Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Deçan të premten bëri një propozim para simpatizantëve e përkrahësve të shumtë që e pritën në sallë.
Ai propozoi që ta ndryshojnë slloganin nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’, siç e kanë tani, në “Krejt Kosova LDK”.
‘’Propozoj para jush këtu, ta ndryshojmë slloganin që sot. Nga ‘’Bëhu Ndryshimi’’ në ‘’Krejt Kosova LDK’’. Sepse ndryshimi tashmë ka ndodhë, kur krejt duan të duken si ne, krejt Kosova është LDK. Meqë duan të na ngjasojnë, e meqë aq shumë duan të duken si ne, le tua bëjmë më të lehtë këtë zgjidhje. Le të votojnë drejt për drejt LDK, le të votojnë 124’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.