Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se çdo tubim i LDK-së po shndërrohet në “tërmet politik”.
Kështu është shprehur i pari i LDK-së në tubimin që ka mbajtur mbrëmë në Shtime.
“Jemi sot mes jush, jo vetëm si një rastësi, por si një domethënie thelbësore se tashmë për mua, për ekipin tim, nuk ka më tubime të mëdha, tubime të vogla. Çdo tubim është tërmet politik, sikurse ky sonte këtu”, tha Abdixhiku.
Ai tha se ka falënderuar qytetarët e Shtimes për pritjen që i është bërë në këtë komunë.
“Jam shumë i lumtur, shumë i nderuar me pritjen tuaj sonte këtu dhe me pjesëmarrjen tonë në këtë qytet të begat. Me familje të ndershme e me njerëz puëntorë. Në Shtimen e Kosovës, në Shtimen që tashmë është Shtimja e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.