Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, ditën e ka përmbyllur në një tubim në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Ai ka premtuar 1.5 miliard investime për kryeqytetin e Kosovës.
“Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë e banorë të kësaj lagje. Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se në këtë tubim kishte festë e plot energji.
“Dhe këtu u shpalosa 1.5 miliard investimet për qytetin tim, qytetin e tyre, Kryeqytetin tonë! E kam ditur gjtihnjë se Prishtina nuk na le vet. S’më le vet! Prishtina e kaltërt po flet! 124 është numri ynë! Faleminderit Bregu i Diellit! Bravo Alban, Sokol, Ema e Doruntina”, ka thënë Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.