×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku: Përmbyllje e shkëlqyeshme e javës së parë elektorale, LDK në momentumin më të mirë

    Reporteri
    18 Janar 2025 | 21:59

    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbylli javën e parë elektorale me tubim  në Miradi të Poshtme të Fushë Kosovës.

    “Miradi e Poshtme! Jo tubimi qendror në Fushë Kosovë! Vetëm Miradi! Sa entuziazëm, sa energji, sa bindje! Kaherë si kështu. Përmbyllje e shkëlqyeshme e javës së parë elektorale!”,  shkroi Abdixhiku.

    Sipas Abdixhikut, qytetarët nga çdo anë e Kosovës po shprehin mbështetjen për vizionin e LDK-së, që vendos qytetarin në qendër dhe ofron një program të fokusuar në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe krijimin e mundësive për të gjithë.

    Postimi i plotë:

    Miradi e Poshtme!

    Jo tubimi qendror në Fushë Kosovë! Vetëm Miradi!
    Sa entuziazëm, sa energji, sa bindje!
    Kaherë si kështu.
    Përmbyllje e shkëlqyeshme e javës së parë elektorale!

    LDK në momentumin më të mirë!
    Faleminderit Burim e Besnik për Organizimin, Linda e Laureat suksese!
    Populli gjithandej nëpër Kosovë po na tregon se fuqia e LDK-së buron tek ata që duan një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë, me mirëqenie e mundësi për të gjithë. Bisedat e sinqerta dhe përkrahja e flaktë që po shohim anembanë vendit janë dëshmi se Kosova është gati për ndryshimin e shumëpritur që do ta sjellim më 9 shkurt.

    Me ekipin tonë të përgatitur dhe me një vizion që vendos qytetarin në qendër, LDK do ta udhëheqë vendin drejt të ardhmes së ndritur – me programin Rruga e Re që fokusohet në zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe mundësi për çdo qytetar
    Faleminderit Miradi e Epërme për mbështetjen tuaj.
    Ndryshimin e bëjmë bashkë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!