Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, takimin e fundit për sonte e mbajtëm në Lagjen e Hashanëve në Obiliq.
Ai thotë se përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim, kërkon normalitet e zhvillim!
“Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij:
Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në Lagjen e Hashanëve në Obiliq.
Tani, në këtë kohë, jemi në tubime edhe në lagje; në çdo anë. Dhe në çdo takim tonin, nuk ju nxisim në ndarje, përçarje e urrejtje për tjetrin; nuk ju ndajmë në patriotë e tradhëtarë, me ne apo me tjetein.
Jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Republike krenare! Jemi këtu, të ju flasim për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e juaj.
Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim! Kërkon normalitet e zhvillim! Ndryshimi po vjen!
Prandaj dhe paniku. Prandaj dhe frustrimi!
E ardhmja ëahtë e bukur!
9 shkurti po afrohet!