Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim në shkollën “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit, Prishtinë, ku ka prezantuar programin e partisë për kryeqytetin.

Abdixhiku ka theksuar se qytetarët e Prishtinës kërkojnë zhvillim, projekte konkrete dhe normalitet në vend të propagandës.

Ai ka prezantuar planin e investimeve prej 1.5 miliardë eurosh, që përfshin projekte në Unazën e Jashtme, qendra sportive, teatro dhe park teknologjik.

Reklamë

Sipas tij, këto masa synojnë të përmirësojnë infrastrukturën dhe shërbimet publike, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe duke forcuar zhvillimin lokal.