×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / “Rruga e Re”

    Abdixhiku shpalos detaje nga programi i LDK-së për fushën e Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 12:15

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të programit politik “Rruga e Re” të fushës së Drejtësisë, Mbrojtjes e Sigurisë.

    Sipas tij këto plane janë për një shtet më të fortë, më të sigurt dhe më të drejtë.

    Abdixhiku ka premtuar për policët paga të larta, vetura të denja, shtimin e numrit të policëve dhe kamera trupore.

    “Paga të larta, vetura të denja, numër i madh i policëve, kamera trupore, këto janë 4 zotimet e para për Policinë e Kosovës dhe me këto besoj bëhet ndryshimi i vërtetë në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

    I pari i LDK-së ka thënë se ka vizion të qartë në Mbrojtje, integrim të Kosovës në Nato, rritje të pagave, shtim të numrit të ushtarëve e ndërtim të 4 kazermave të reja në vlerë prej 60 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!