×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Abdixhiku takon banorët e Izniqit të Deçanit: Çdo fshat e qytet po rritemi, po forcohemi dhe fitojmë

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 18:34

    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një vizite në Irzniq të Deçanit, para tubimit në Gjakovë, shprehu optimizëm për rritjen dhe fuqizimin e partisë në çdo fshat dhe qytet.

    Në një takim me qytetarët, Abdixhiku theksoi rëndësinë e ndryshimit, duke përmendur dëshmitë historike të fshatit si shembull frymëzimi.

    “Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.
    Deçani flet djathtë! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!