×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Vushtrri

    Abdixhiku thotë se vizitën e parë si kryeministër do ta bëjë në Amerikë: Do të kërkoj që Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm

    Reporteri
    21 Janar 2025 | 19:39

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për inaugurimin e tij zyrtar.

    Gjatë fjalimit në tubimin e LDK-së në Vushtrri, kreu i LDK-së u zotua se “vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.”

    “Siç do të thoshte Presidenti Rugova, më lejoni që nga Vushtrria t’i shpreh urimet më të mirat të LDK-së dhe të popullit të Kosovës për Presidentin amerikan, për marrjen e detyrës pas inaugurimit. Urojmë gjithë të mirat për popullin e madh amerikan, mikun tonë më të madh. Zotohem nga këtu se në Qverinë tonë të ardhshme, relacionet tona me ShBA-të, si përherë, do të jenë të shkëlqyeshme, të pathyeshme dhe të pazëvendësueshme! Po ashtu zotohem se vizitën e parë si kryeministër do ta bëj në Amerikë, dhe kërkesa e parë do të jetë Kampi Bondsteel të bëhet i përhershëm.” – tha Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!