Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ai dhe LDK qytetarëve u japin zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon.
Përderisa urrejtjen, frustrimin ndarjen e përçarjen ua lë atyre që sbën asgjë në katër vjet.
“Në këtë fushatë, nuk kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne. Nuk kam as vullnet për të ju mbajtur në mllefin e brendshëm, sepse kohë për të humbur nuk kemi më. Qytetarëve u japim zgjidhjen, shpresën dhe programin model që Kosovën vërtetë e transformon. Dhe aq i mirë është ky program, sa që përveç se po e lakmojnë partitë e tjera, tani kanë nisur dhe ta kopjojnë”, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Viti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.