Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar qytetarët e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike.

Në një postim në rrjetin social “BlueSky”, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e reja që do të dalin nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Urime Kosovë për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Presim me padurim të bashkëpunojmë me institucionet e reja të formuara”, ka shkruar ambasadori Rudolph.

Reklamë