×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / KQZ

    Arrijnë në QNR votat e fundit me postë, fillon numërimi i tyre

    Reporteri
    08 Janar 2026 | 20:15

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve me psotë, mbi 3 mijë të cilat gjatë ditës janë sjellë në Kosovë.

    Elezi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se  numërimi i këtyre fletëvotimeve shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

    “Mund t’iu konfirmoj se sonte, rreth orës 20:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë.”, tha ai.

    Ai theksoi se, pas përfundimit të këtij procesi, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) brenda 48 orëve nga supozimi i ndonjë shkeljeje në administrimin e numërimit në QNR.

    “Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar.”, ka shtuar ai.

    Sipas përditëssimit të fundit, deri më tani janë numëruar 145 nga 182 vendvotime ose 79.67% të votave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!