×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Premtimi i LDK-së

    Azemi e Rukiqi takojnë një furnizues amerikan të gazit: Ndërtimi i termocentralit me gaz është prioriteti ynë kryesor

    Reporteri
    24 Janar 2025 | 18:41

    Anëtarët e Kryesisë së LDK-së njëherit kadidatë për deputet, Visar Azemi dhe Berat Rukiqi kanë bërë të ditur se kanë takuar një furnizues amerikan të gazit natyror nga Teksasi.

    Azemi e Rukiqi ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me prodhuesit amerikanë të gazit natyror, duke shtuar se duhet të bëhet ndërtimi i termocentralit me gaz në Kosovë.

    Ata kanë falënderuar Richard Grenell emisar special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për organizimin e këtij takim.

    “Ne u takuam sot me një furnizues amerikan të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Teksasi. Është e qartë se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me prodhuesit dhe furnizuesit amerikanë. Ndërtimi i një termocentrali LNG është prioriteti ynë kryesor, jo vetëm për sigurinë energjetike, por për qëllime kombëtare dhe strategjike. Dua të falënderoj gjithashtu @richardgrenell që na lidh me këta partnerë të energjisë. Le ta bëjmë Kosovën të madhe.” , ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

    Kujtojmë se pjesë e programit të LDK-së është ndërtimin i Termocentralit me Gaz në Ferizaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!