×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Zhvillimi ekonomik

    Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë 1.2 miliard euro

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 21:53
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka prezantuar vizionin e partisë së saj për zhvillimin ekonomik të vendit përmes rritjes së investimeve kapitale.

    Bajrami ka theksuar se LDK-ja synon të investojë 1.2 miliard euro në vit në projekte kapitale, duke e çuar shumën totale në 5 miliardë euro gjatë një mandati qeverisës.

    “Në kemi planifikuar që investimet kapitale në vit të jenë 1.2 miliard euro. 5 miliardë brenda mandatit qeveritar, dhe konsiderojmë që duhet të rritet efikasiteti në implementimin e investimeve kapitale, e cila besoj që do të jetë një infuzion jashtëzakonisht i mirë për sektorin privat në ekonomi”, tha Bajrami në emisionin “Debat Plus”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!