Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qytetarët e Kamenicës.
Hamza ka thënë se Kamenica është qytet i pasurive nëntokësore dhe ndërmarrësve të suksesshëm, por edhe qytet i energjisë së ripërtërishme dhe inovacionit.
“Hapin e parë e keni bërë ju, me këtë mobilizim të madh. Mobilizim që po e shoh çdo ditë, në çdo anë të Kosovës, kudo që po shkoj. Hapi i dytë është vota juaj më 9 shkurt. Mobilizohuni, mobilizoni familjarët tuaj, miqtë tuaj, që të votojnë për PDK-në, për numrin 131, që ta hapim kapitullin e ri të Kosovës. Hapi i tretë do të jetë realizimi i planit që kemi përpiluar së bashku për ta bërë Kosovën ma mirë”, ka thënë Hamza.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.