×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Klinë e Epërme

    Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky rrugëtim nuk është vetëm i imi, është për vendin tonë

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 21:33

    Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në Klinën e Epërme.

    Hamza ka thënë se ky tubim nuk ishte elektoral, por personal.

    Ai ka thënë se ka lindur në Klinën e Epërme dhe në këtë fshat i ka rrënjët, por rrugëtimi që ka nisur nuk është vetëm i tij. Hamza ka thënë se ky rrugëtim është për qytetarët dhe Kosovën që mundet ma mirë.

    “Në shtëpinë time, në vendlindjen time, në vendin që më dha vlerat që i mbaj gjithmonë me vete. Tubimi në Klinën e Epërme nuk ishte elektoral. Ishte personal. Sepse, rreth vetes i kisha njerëzit me të cilët jam rritur. Në këtë fshat i kam rrënjët. Por, rrugëtimi nuk është vetëm i imi. Është i yni dhe është për vendin tonë. Është për qytetarët dhe Kosovën që mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!