×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Bedri Hamza: Po, kemi me i rritë pagat për 50%

    Reporteri
    02 Shkurt 2025 | 21:36

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Lipjanit.

    Hamza u ka premtuar atyre se do ta ndërtojë autostradën Banullë-Duhël.

    “Bashkë kemi kaluar sfida të mëdha. Bashkë kemi bërë hapa të mëdhenj përpara. Dhe bashkë, më 9 shkurt, do të triumfojmë përsëri! Po, kemi me i rritë pagat 50% në fillim të mandatit. 70% kemi me i rritë pensionet bazike”.

    “Kemi me i rritë pagesat për kategoritë më meritore, ata që dhanë më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e vendit: familjet e dëshmorëve, veteranët, kategoritë e luftës, 50% rritje në fillim të mandatit. Veteranëve do t’u njihet e drejta që ata të punojnë pa iu ndalur pensioni”, ka thënë Hamza. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!