Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sonte një tubim me qytetarët e Pejës.
Hamza ka thënë se Peja është qytet i intelektualëve, dëshmorëve dhe kampioneve e kampionëve.
“Jeni prej tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë, ende nuk është përfunduar rruga. Paratë kanë qenë të siguruara, rruga Pejë-Prishtinë nuk është përfunduar. Ne do ta përfundojmë këtë rrugë. Do ta modernizojmë hekurudhën Pejë – Fushë Kosovë dhe atë Prizren – Klinë – Fushë Kosovë dhe do t’i elektrifikojmë hekurudhat. Do ta përmirësojmë rrjetin hekurudhor në krejt Kosovën. Sot vizitova Rugovën, është shumë e bukur. Sigurisht që shteti duhet ta kryejë pjesën e vet të punës. Ka nevojë për investime. Këtë punë duhet ta bëjë qeveria. Të krijojë kushte që të zhvillohet Rugova, të zhvillohet turizmi agrar, malor dhe do të përfundohet projekti i Boreas. Unë do i qëndroj prapa kësaj”, ka thënë Hamza.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se Peja ka shumë çfarë të fitojë nga programi i tij për qeverisjen e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.