×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Video

    Bedri Hamza takon kryetarin e Pensionistëve: 70 % do të rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta

    Reporteri
    28 Dhjetor 2024 | 12:31

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke pirë kafe me Kryetarin e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashin.

    Hamza ka thënë se pensionet e moshës do të rriten 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës.

    “Pensionet e moshës do të rriten 70%. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Kosova mundet ma mirë për pensionistët!”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!