×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Fb

    Besnik Tahiri: AAK qysh tash i ka 50 mijë vota, është pjesë e Kuvendit edhe nëse s’e merr asnjë votë nga diaspora

    Reporteri
    30 Dhjetor 2025 | 23:21

    Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti qysh tash ka 50 mijë vota.

    Tahiri ka deklaruar se AAK dhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar.

    Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, AAK ka 49,698 vota.

    “Aleanca qysh tash i ka 50 mijë vota veç në Kosovë dhe, edhe nëse nuk merr asnjë votë nga diaspora ose nga votat me kusht, është pjesë e Kuvendit të ardhshëm me grupin e vet parlamentar. Veç thash t’ju kallxoj për ju që nuk e dini!”, ka shkruar Tahiri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!