×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Cana: Me Bedri Hamzën kryeministër, sigurime për produktet bujqësore dhe rritje të granteve e subvencioneve

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 13:34

    Kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, njëherit kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Edon Cana ka thënë se me Bedri Hamzën si Kryeministër do t’i japin prioritet edhe sektorit të bujqësisë.

    Cana i PDK-së thotë se nën qeverisjen e Bedri Hamzës, do të përfshihet sigurimi i produkteve bujqësore, e Rahoveci do të ketë qasje në autostradë, si dhe do të ketë rritje të subvencioneve dhe granteve.

    Edhe zhvillimin e agroturizimit, Cana e sheh si një pjesë të rëndësishme në vizionin e PDK-së.

    “Në programin e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër, përfshijmë sigurimin e produkteve bujqësore, qasjen e Rahovecit në autostradë, rritjen e subvencioneve dhe granteve, si dhe zhvillimin e agroturizmit që është një pjesë e rëndësishme e vizionit tonë”, shkruan kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana.

    Madje, ditë më parë, nga vendi i quajtur Hamoc, kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Edon Cana tha se Rahoveci ka potencial që të bëhet kryeqytet i agroturizmit.

    Sipas tij, agroturizmi do të ndërlidhet edhe me rigjenerimin e bujtinave që do të ofrojnë kapacitete të nevojshme hoteliere në këtë komunë

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!