Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në platformën elektronike po bën vazhdimisht përditësime nga numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 11:00 është 172,566 apo 8,63%.

Kjo shifër është marrë nga 97,07% të vendvotimeve të procesuara.

Reklamë

Kjo pjesëmarrje është më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, ato të 9 shkurtit.

Bëhet fjalë për 3  mijë e 534 votues më shumë.

Deri në orën 11:00,  në zgjedhjet e 9 shkurtit të drejtën e votës nëpër vendvotime në Kosovë e kishin shfrytëzuar 8.58 për qind e votuesve të regjistruar, apo 169,032 votues./Reporteri.net/

 

Reklamë