Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe një nga protagonistët kryesorë të luftës së UÇK-së, Daut Haradinaj, ka uruar 33-vjetorin e Ditës së Veteranit.
Në urimin e tij, Haradinaj ka kujtuar sakrificën sublime të dëshmorëve dhe të gjithë atyre që humbën gjymtyrët e trupit gjatë luftës për liri. Ai gjithashtu ka shprehur shpresën që viti i ardhshëm të sjellë suksese dhe të shohë kthimin e bashkëluftëtarëve të cilët po gjykohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.
“Të dashur bashkëluftëtarë, 33 vite më parë, forcat serbe sulmuan familjen Jashari. Nga ai moment, mijëra luftëtarë iu bashkuan kauzës për liri. Gjatë këtij rrugëtimi, shumë prej tyre ranë dëshmorë, ndërsa një pjesë e madhe humbën gjymtyrët e trupit.
Sot kemi shtetin dhe lirinë tonë. Andaj, më lejoni që t’ju uroj 33-vjetorin e Ditës së Veteranit, duke shpresuar që viti i ardhshëm të jetë i suksesshëm dhe të presim bashkëluftëtarët tanë, të cilët sot padrejtësisht po gjykohen nga Gjykata Speciale.
Nëse jemi të bashkuar dhe unikë, gjithmonë do të jemi fitimtarë,” ka theksuar Haradinaj në mesazhin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.