×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Mbështetja amerikane

    Dialogu me Serbinë, Haziri: Presidenca Biden u pozicionua krah Kosovës, Kurti u tregua frikacak për ta përmbyllur procesin

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 18:56
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka ditur që ta shfrytëzojë mbështetjen e administratës së ish-presidentit amerikan Biden për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë. 

    Haziri në një intervistë në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net se Kurti u tregua i paguximshëm për ta përmbyllur një proces të madh.

    Haziri tha se Presidenca Amerikane gjatë mandatit të Biden mori anën e Kosovës në dialogun me Serbinë.

    “Këto janë mandatet në politikë. Katër vjet. Vitin e parë nuk merr pjesë. S’ka marrë pjesë Kosova, kryeministri i Kosovës. Prioriteti i shtatë, i katërt, i tretë. Kur u bind se është prioriteti i parë, tri vjet tjera është marrë vetëm me këtë proces. I ka lënë problemet Brenda, janë grumbullu problemet në Kosovë dhe nuk ka arrit me shty kurrgjë përpara. Për qito tri vjet e ka bërë atë që e thashë unë, një hap para dy a tre prapa. Cili është hapi para, marrëveshja Kurti-Vuçiq. Cilët janë dy hapa prapa? Moszbatimi i saj. Presidenca Biden është sjellë në mënyrë miqësore. Ka shty dhe është angazhuar vazhdimisht që parimi i njohjes të ndërsjellët në krijimin e kushteve të përbashkëta Serbia ish detyru me ba veprim sepse ju e dini presidenca Biden ka thënë që në dialogun Kosovë-Serbi, Amerika ka marrë anë, është me Kosovën. SHBA, Shtëpia e Bardhë ka marrë anë, ndërmjetësues është BE-ja, kleçka e OKB. Na e e dimë se evropianët janë të superspecializuar për “pragmatizëm” me i kompliku punët, me i zhagitë punët. Por kur është prezenca amerikane aty, ata e shtyjnë, i detyrojnë palët të shkojnë drejt arritjes së qëllimit. Zoti Kurti është frikësuar me mbyllë një proces të madh. Kjo është lojë politike, tash loja e fjalëve mundet me nxjerrë gjithçka, por nuk ka guxuar të hyjë e ta mbyll raportin më të rëndë që është Kosovë-Serbi.”, ka thwnw ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!