Kompania UBO Consulting ka publikuar Exit Pollin në RTV Dukagjini për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas këtij Exit Polli,

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.3 %,

Reklamë

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.4 %

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 19.3 %

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.2 %

UBO ka bërë të ditur se ky Exit Poll është realizuar në 140 qendra në gjithë territorin e Kosovës, dhe është realizuar vetëm me lexues shqiptarë, dhe gjatë anketimit ka ndodhur që 1% janë komunitete.

Reklamë

Në këtë sondazh janë përfshirë vetëm votuesit rezidentë, pra pa diasporën.

Në garë kanë qenë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga VV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

Të drejtë vote kanë pasur mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës.

/Reporteri.net/

Reklamë