×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Reagimi

    “Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetjen

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 12:44

    Kryetari i VV-së, njëherit kandidat për Kryeministër, Albin Kurti ka falënderuar mbështetësit për rezultatin në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Krahas atyre vendas, ai ka falënderuar edhe mërgatën që kanë ardhur të votojnë dhe kanë votuar në ambasada e konsullata për Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai mes tjerash.

    Reagimi i plotë:

    Mirëdita të dashur qytetarë,

    Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj.

    Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.

    Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!