Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec.
Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net, bëhet fjalë për qendrën e votimit në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec.
Në fletëvotimin më poshtë mund të shihen se numrat e disa kandidatëve janë shënjuar me pika apo viza të vogla.

Për momentin këto fletëvotime janë lënë anash derisa të vendoset se si do të veprohet tutje me to.
Raportohet se fletëvotime të tilla janë hasur edhe në qendrat tjera të votimit në Rahovec.
Për çdo parregullsi apo shkelje eventuale që mund të hasni gjatë procesit zgjedhor të 28 Dhjetorit, mund ta raportoni në platformën “Raporto”, e cila funksionon në kuadër të gazetës online Reporteri.net.
/Reporteri.net/