×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Gërvalla voton në diasporë: Unë votova

    Reporteri
    08 Shkurt 2025 | 14:50

    Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka votuar në diasporë, por jo në Kosovë.

    Ajo ka thënë se ka votuar teksa ka kërkuar nga diaspora të votojnë.

    Shkrimi i saj:

    Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet.

    Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë.

    Kjo votë është për ju. Për mallin që e keni bërë forcë, për fjalën shqip që nuk e latë të heshtë, për rrënjët që nuk i harruat kurrë.

    Kosova ju ka borxh shumë. E sot, unë dhashë votën time me bindjen se ky borxh duhet të njihet, të nderohet dhe të kthehet në vepra.

    Unë votova. A votove ti?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!