Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hmza, thotë se do të investojë tek fëmijët dhe të rinjtë e vendit, në mënyrë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë.
Hamza tutje tregon se zotimi i tij i pestë është arsimi për një të ardhme më të mirë.
Ai premton se do ti ndaj nga 100 euro në muaj subvencionim për familjet që regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, ku pos kësaj ai tha se do të ketë programe të veçanta të bullizmit dhe dhunës nëpër shkolla.
Postimi i plotë:
Arsim për të ardhmen, 100 euro në muaj subvencionim për familjet që i regjistrojnë fëmijët në çerdhet private, digjitalizmi i arsimit fillor dhe të mesëm, programe të veçanta kunder bullizmit, ta bëjmë Kosovën më mirë.
Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufijve.
Zotimi im i pestë është arsimi për të ardhmen! #MaMirë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.