Një revolucion në sektorin e energjisë elektrike u premtua sot nga kreu i Koalicionit për Kosovën Fituese. Gjatë tubimit në Deçan, Ramush Haradinaj prezantoi planin për pavarësi energjetike të Kosovës, duke garantuar ulje të ndjeshme të çmimeve për qytetarët.
“Rryma nuk do të jetë më malli më i shtrenjtë. Do ta prodhojmë vetë dhe do të ulim çmimin për 20 përqind,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se nuk do të lejohet më që mafia energjetike të diktojë çmimet në treg”.
“Ky transformim në sektorin energjetik shihet si pjesë thelbësore e programit për zhvillimin ekonomik të vendit, duke synuar të sigurojë energji të përballueshme për familjet dhe bizneset kosovare. Kujtojmë se gjatë qeverisjes së Kurtit, ċmimet e energjisë u rritën dy herë, duke prodhuar fatura të papërballueshme për qytetarët”, ka deklaruar Haradinaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.