×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Haradinaj fton të gjithë në Gjakovë: Bashkë për një Kosovë fituese

    Reporteri
    13 Janar 2025 | 13:15

    AAK sonte mban tubim elektoral në Gjakovë.

    Lidhur me këtë rast, kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithëve të shkojnë në Gjakovë, e të mblidhen së bashku për një Kosovë fituese.

    “Dje në Prishtinë na keni dhënë forcë e besim për me ecë përpara për Kosovën fituese. Dje ishte një ditë e madhe. Keni ardhë me mijëra në Prishtinë “1 Tetori”, ma keni bërë zemrën mal. Faleminderit të gjithëve që na keni nderue, dhe që na keni dhënë forcë dhe besim me ecë përpara për Kosovën Fituese. Po ju thërras sot, ejani të gjithë në Gjakovë, në 17:30, në palestrën sportive “Shani Nushi”. Deri më 9 shkurt, bashkë për Kosovën Fituese. 137”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!