Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka publikuar fotografi të tubimit që ky koalicion e mbajti në Junik.
Ai shkroi në një postim në Facebook se në këtë komunë kanë në plan t’i vazhdojnë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.
Postimi i tij i plotë:
Vazhdojmë në Junik – për Kosovën Fituese 137
Në Junik do të vazhdojmë investimet infrastrukturore dhe investimet për zhvillimin e turizmit.
Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi dhe do të ndajmë grante pa kthim për të rinjtë që hapin biznese.
Pensione jo më të vogla se 500, e paga mesatare mbi 1000 euro.
Bursa për të gjithë studentët, si në universitete publike ashtu edhe në ato private.
Energji elektrike 24 orë, me çmim të paktën 20 përqind më të lirë.
Ishim bashkë me junikasit që nga dita e parë e themelimit të komunës. Sonte u dëshmua vazhdimësia, me përkrahjen e tyre madhështore për vizionin e Kosovës Fituese.
Junik, faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.
Për Kosovën Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.