×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Rezultati i zgjedhjeve

    Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 17:20

    Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke kritikuar qeverisjen pesëvjeçare dhe duke thënë se fitorja është arritur pavarësisht, sipas saj, mungesës së sukseseve, korrupsionit, masave ndëshkuese të BE-së dhe degradimit të raporteve me SHBA-në, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka falënderuar votuesit dhe strukturat e LDK-së për besimin dhe përkushtimin, duke theksuar se ata e mbajnë partinë gjallë dhe të fortë.

    Bajrami ka deklaruar se LDK do të rikthehet e para me punë, besim dhe ekip, ndërsa i ka kërkuar falje mbështetësve të partisë për dëshpërimin.

    Postimi i plotë:

    Urime fituesit të zgjedhjeve!

    Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë vjet qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh”.

    Po, votuesit tanë kokën lart. Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi.
    Votues dhe struktura,

    Na falni për dëshpërimin.

    Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë.

    Prej se jam aktive në politikë, ambicia ime e vetme ka qenë të jem në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit.

    Së bashku nuk do të ndalemi. LDK duhet dhe do të rikthehet e para, me punë, me besim dhe me ekip!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!