×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / Spotlight

    Jeta Rafuna godet Gërvallën: Rugovistët e vërtetë janë në LDK

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 18:26

    Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna ka thënë se rugovistët e vërtetë janë në LDK.

    Ajo në emisionin “Spotlight”, prodhim i gazetës online Reporteri.net, duke aluduar në ministren e Jashtme, Donika Gërvalla tha se nuk mund të jesh tash pjesë e një partie që e ka sharë figurën e Ibrahim Rugovës e të thuash jam rugoviste.

    Sipas Rafunës kjo është e papranueshme.

    “Unë e njoh presidentin Rugova sepse qysh në moshën 17 vjeçare jam kyçur në forumin rinor të LDK-së dhe kemi pasur takime të shpeshta me të. Rugova është president historik, i të gjithë kosovarëve e shqiptarëve. Dihet roli i tij në shtetbërjen e Kosovës. Si institucion është I të gjithëve, mirëpo meqë ka qenë themelues I LDK-së, rugovistat e vërtetë janë në LDK dhe nuk mendoj që është mirë ta shfrytëzojnë figurën e tij partitë e tjera, sidomos ata që kanë ideologji të kundërt dhe kanë sharë në të kaluarën. Sot me shku në një parti që e kanë sharë Rugovën dhe me thënë unë jam rugovist kjo për mua nuk shkon dhe është e papranueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!