Kandidatja për deputete, Jeta Rafuna, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj banorëve të Mramorit për mbështetjen e fuqishme që ata i dhanë gjatë një organizimi të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Rafuna përmendi se atmosfera energjike dhe besimi i qytetarëve për ndryshimin që po vjen është një shenjë e qartë e rikthimit të madh të LDK-së, jo vetëm në Mramor, por edhe në të gjithë Gollakun dhe më gjerë në Kosovë.
“Mramori na e deshmoi më së miri mbrëmë rikthimin e LDK-së së lavdishme,” tha Rafuna, duke shtuar se Gollaku gjithmonë ka qenë bastion i LDK-së dhe tani ky rikthim po ndodh në çdo fshat të kësaj zone, ashtu siç po ndodh në të gjithë Kosovën.
Ajo falënderoi të gjithë qytetarët e Mramorit për mbështetjen e dhënë.
“Nga zemra ju faleminderit për mbështetjen tuaj”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.