×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025

    Kica-Xhelili: Pushteti në panikë nga rikthimi i LDK-së prandaj po bëjnë “fake news” ndaj nesh

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 22:22

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur paniku nga rritja dhe rikthimi i LDK-së.

    Sipas saj, prandaj po përdorin propagandën e tyre me “fake news”.

    Në emision Rubikon të Klan Kosovës, Kica Xhelili foli për një deklaratë të rreme të postuar nga Avni Zogiani, i cili thotë se kinse kryetari Abdixhiku ka deklaruar që do e privatizoj fabrikën e Municionit.

    “Në qoftë se qekjo është e vërtetë, ku Avni Zogiani e publikon një foto ku kinse Lumiri ka thënë se në javën e parë si kryeministër do e privatizoj fabrikën e Municioneve, imagjinojeni çfarë budallakie është në gjendje me bë një person i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, për propagandë, i cili është edhe zëvendësministër. Këtë nuk e ka thënë Abdixhiku, duhet me qenë i çmendur, më falni që po shprehem kështu, për me besu një lajm të tillë. Nëse dëshmohet se z.Zogiani e ka bërë këtë fake news dhe dëshmohet që e ka fshi, ky duhet menjëherë me u ftu në Prokurori. Kjo është thirrje për përçarje dhe urrejtje. Ne kemi me qenë nëpër studio për me ua shkatërru këtë propagandë”, deklaroi Kica Xhelili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!