×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    KQZ: 1 mijë e 659 mërgimtarë votuan deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike

    Reporteri
    27 Dhjetor 2025 | 9:43

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për nisjen e votimit në përfaqësitë diplomatike.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se votimi  ka nisur në 25 përfaqësi diplomatike dhe se deri në orën 09:00 kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre apo  8.64 për qind, nga 19 mijë e 187 votues, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Elezi ka treguar se vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit.

    Elezi ka njoftuar se procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.

    “Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, deklaroi Elezi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!