Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga të dhënat e fundit bën të ditur se në votat e procesuara deri në ora 16:00, kanë votuar 548 mijë e 140 qytetarë, apo 27.81 për qind, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
KQZ-ja në vazhdimësi është duke përditësuar të dhënat, teksa kjo shifër është kalkuluar nga numri i qytetarëve që kanë votuar në 89.93 përqind të vendvotimeve.
Në garë janë 28 subjekte politike dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.
/Reporteri.net/
