Deri në orën 11:00, nëpër vendvotime në Kosovë kanë votuar 8.58 për qind e votuesve të regjistruar,  apo 169,032 votues.

Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim.

Reklamë

Në rast se krahasohet me zgjedhjet e vitit 2021, pjesëmarrja në procesin e votimit deri në orën 11:00 del të jetë më e madhe në këto zgjedhje. Në vitin 2021, deri në orën 11:00 patën votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues.

Po ashtu në këtë link do të publikohen edhe rezultatet preliminare.

 

 

Reklamë