Për shkak të numrit të vogël të votuesve, vetëm 75 sosh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që më 8 shkurt 2025 të mos organizohet votimi ashtu siç ishte planifikuar në Qendrat e Votimit në 3 përfaqësitë diplomatike që ndodhen në shtete të ndryshme.
Bëhet fjalë për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (ShBA) për shkak se janë regjistruar numër i ulët i votuesve, 25, 18, përkatësisht 32 votues.
Sipas KQZ-së, të gjithë këta votues të regjistruar do të mund të votojnë përmes postës në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në këto shtete.
Pas këtij vendimi të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 15 Ambasada dhe 15 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.